Milan ia del ndaj Samp, Lajpcig ‘mbyt’ Dortmundin me ish trajnerin

Sikundër startin e sezonit të kaluar edhe këto 6 javë, Napoli e Milan bashkëudhëheqin në Serie A. Inter dhe Napoli fitojnë me vështirësi përkatësisht ndaj Torinos dhe Specias.

Sfida e mbrëmjes mes Sampdorias dhe Milanit u mbyll me fitoren e kuqezinjve të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6′-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Leao ndëshkohet me të kuq duke prishur disi ekuilibrat e skuadrës së tij që pas 10 minutash pëson golin e barazimit.

Pavarësisht kësaj, skuadra e Piolit nuk e ul ritmin dhe me një penallti të fituar kalon sërish në avantazh pas realizimit të saktë nga ana e Zhiru. Në fund edhe një karton i kuq për Xhampaolon, teknikun e Sampdorias.

Nisi sot xhiroja e pestë në La Liga me Barcelonën që ndëshkoi 4 herë Kadizin në një sfidë që u ndërpre për afro 30 minuta për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të një tifozi.

Sakaq, fitojnë Sevilja dhe Rajo Vajekano, ndërsa Atletiko Madrid kaloi 4-1 ndaj Celta Vigos.

Bundesligë, Shtutgarti ka ndalur në barazim 2-2 Bajernin në javën e gjashtë të të kampionatit gjerman. Ndërsa Borusia Dortmund, surprizohet nga Lajpcig. Verdhezinjtë mposhten 3-0 nga skuadra e Red BUll,ajo që i rrembeu trajnerin Marko Roze.

Në ndeshjet e sotme të Ligue 1, kampionët në fuqi mposhtën minimalisht skuadrën që renditet nga fundi, Brest, ndërsa Marsejë – Lilë ndali te 2-1.

Ndeshje sot në kontinent:

Serie A:
Napoli – Specia 1-0
Inter – Torino 1-0
Sampdoria – Milan 1-2

La Liga:
Rajo Vajekano – Valencia 2-1
Espanjol – Sevilja 2-3
Kadiz – Barcelona 0-4
Atletiko Madrid – Celta Vigo 4-1 (Në kohë reale)

Bundesliga:
Bajern Mynih – Shtutgart 2-2
Eintraht Frankfurt – Volfsburg 0-1
Herta Berlin – Bajer Leverkusen 2-2
Hofenhaim – Mainz 4-1
Lajpcig – Borusia Dortmund 3-0
Shalke – Bokum 3-1

Ligue 1:
PSG – Brest 1-0
Marsejë – Lilë 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!