Lojtari i Vitit/ UEFA zbardh të nominuarit e …gushtit

Real Madrid, kandidati kryesor për lojtarin dhe trajnerin e vitit.

UEFA ka zbuluar emrat e pretendentëve për të fituar titujt “Lojtari i vitit” dhe “Trajneri i vitit” për sezonin 2021/2022.

Karim Benzema, Tibo Kurtua apo Kevin De Bryjn? Se cili prej tyre do të kurorëzohet si “Lojtari i vitit”, UEFA do ta zbulojë më 25 gusht.

Benzema me golat e shënuar dhe Kurtua me pritjet vendimtare ishin protagonistë në Champions Leauge për Realin e Madridit ku në gjysmëfinale thyen Sitin e De Bryjn.

Ndërkohë, “Trajneri i vitit” do të jetë njëri mes ekspertit të Champions Leuage, Karlo Ançeloti, kampionit të Anglisë, Pep Guardiola apo timonierit të të kuqve, Jurgen Klop.

Emrat e fituesve në këto 2 kategori do të shpallen gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions Leauge më 25 gusht./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!