Ballkani prek historinë, Shkëndija ‘KO’

Klasvik – Ballkani 2-1; 3-4 Pen (2-3)/
Shkëndija –AIK 1-1; 2-3 Pen (1-1)

Penalltitë kualifikojnë Ballkanin, por jo Shkëndijën. U deshën 120 minuta lojë dhe seritë e penalltive për të vendosur fatet e skuadrave shqiptare në ndeshjet e kthimit.

Ballkani duket se vuan gabimet e ndeshjes së parë. Ai ngushtim shifrash nga 3-0 në 3-2 në të vajtjes, vështirësoi gjithçka për skuadrën e Ilir Dajës sot por nuk i mohoi kualifikimin.

Vendasit kalojnë në avantazh të parët, por pothuajse në fund të sfidës Krasniqi i jep një tjetër mundësi Ballkanit. Me barazimin nuk pajtohet Klasvik. Da Silva shënon në limite dhe dërgon ndeshjen në shtesë.

Shtesa nuk prodhon asgjë veç një loje me frikë nga ana e dy skuadrave dhe gjithçka i drejtohet serisë së penalltive. Ljuljanoviç është padyshim heroi i Ballkanit. Me 2 penallti të pritura, dërgon skuadrën e tij në “play-off” duke shkruar historinë.

Në frontin tjetër, Shkëndija lufton deri në fund për kualifikimin por nuk ia del, pasi suedezët e AIK tregohen më të saktë nga pika e bardhë e penalltive. Tetovarët gabuan 3 herë kundrejt miqve që u treguan të pasaktë vetëm në 2 gjuajtje.

Ajo që mund të themi me siguri është se 1 skuadër shqiptare do prekë fazën e grupeve të Conference Leauge, pasi Ballkanin e pret Shkupi në fazën “play-off”. Gjithçka vendoset në dy ndeshjet e ardhshme më 18 dhe 25 gusht. /Përgatiti: Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!