Habia, Ikin Baldini dhe drejtori i Palermos
Në shtëpinë e Palermos teksa pak muaj më parë kshte festë për ngjitjen nga C në Seria B, sot ka pllakosur heshtja. Pak javë pas fillimit të kampionatit, klubi në jug të Italisë, duhet të përballet me diçka vërtet të papritur siç është dorëheqja e trajnerit Baldini dhe drejtorit sportiv Kastanjini.
Ky është shëniminjoftimi i klubit siçilian:
“Palermo F.C. njofton se ka pranuar me ngurrim këtë mbrëmje dorëheqjet e papritura të drejtorit sportiv Renzo Castagnini dhe trajnerit Silvio Baldini.
Klubi dëshiron të falënderojë Castagnini dhe Baldini për punën e tyre dhe t’u uroj atyre gjithë të mirat në të ardhmen.
Klubi tashmë po punon për zbatimin e një strukture të re teknike që mund të përgatitet për fillimin e kampionatit të Serisë B. Një njoftim i ri do të vijë në vijim”.