Dinamo provë force në Vorë, kryesfida zhvillohet te “Arena e Demave”

logo superiore abissnet 5

Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana përfunduar dje 3-1 për kuqeblutë i lë vendin sot 4 takimëve të tjera të raundit të 26 Abissnet Superiore.

Kështu sot në orën 13:30 Vora- Dinamo Siti. Si vendasit ashtu dhe blutë e Ilir Dajës vijnë pas 6 takimëve respektive pa fitore. Një duel i gjithi për të evidentuar skuadrën që mund të nisë ndryshimin.

Për te vazhduar më pas me 2 duelet e orës 16:30. Partizani – Egnatia konsiderohet supeersfida e ditës me të kuqtë që janë në momentin më të mirë sezonal dhe që kërkojnë me ngut zonën ‘Final Four’. Nga ana tjetër Egnatia e cila pasi ka larguar Ndrecën dhe së fundi Xhemaljin, kërkojnë vijimësi për të mbetur forcë e dytë në ndjekje të Vllaznisë kryesuese..

Paralelisht zhvillohet takimi AF Elbasani – Bylis. Verdheblutë shihen favoritë në letër duke kaluar momentin e mirë si forcë e tretë. Ndërkaq sfida e fundit do të jetë përballja e “Niko Dovana”-s Teuta – Flamurtari në orën 19:30.Durrsakët vijnë pas dy fitoreve dhe ndaj Flamurtarit të fundit pa Morieron në timon, shohin dritë për të marrë suksesin e radhës. Për të mos harruar trazirat e fazës së dytë në Vlorë teksa pas trazirave të tifozëve, Disiplina dënoi vlonjatët për disa javë (pa tifozë). Një shtysë më shumë për vendasit./Sportiim.al/

Java 26

Vllaznia – Tirana 3-1 (luajtur dje)

Sot

FK Vora – Dinamo Siti 13:30

Partizani – Egnatia, 16:30

AF Elbasani – Bylis 16:30

Teuta – Flamurtari 19:30

?>