UEFA CL/ Laçi në Kishinjev, skuadra e Duros vjen…

Shqipëria do të përfaqësohet sot në Conference League turi i dytë eliminator me Laçin e Kurbinit dhe Vllazninë e Shkodrës.

Dy skuadrat finaliste të Kupës së 70-të do të luajnë respektivisht me Petrocub Hinçesti dhe Universitateta Krajovë në orën 19:00 dhe 21:00.

19:00: Petrocub- Laçi (në ‘Zimbru’ Kishiniev, Moldavi).

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros pritet të shfaqen sërish protagonistë në sfidën e radhës. Për ndeshjen e vajtjes në Conference League, Laçi do përballet me moldavët e Petrocub Hinçesti të cilët sikundër kurbinasit do të spostohet për të pritur shqiptarët në stadiumin ‘Zimbru’ të Kishinjevit.

Java për nënkampionët e Shqipërisë ka përvijuar me seanca intensive duke u alternuar në Tiranë dhe Laç. Me Van Dejv Harmon dhe Iljasa Zulfiu të larguar së fundi, Duro do të ketë të gjithë kontigjentin tjetër në dispozicion.

Sakaq, Petrocub eleminoi në turin e parë maltezët e Florianës 0-0 dhe 1-0 ndërsa Laçi kaloi Iskra Danilovgrad 0-0 dhe 0-1. Gjykon takimin polaku Kristof Jakubik.

Formacionet e mundshme:

Petrokub: Avram; Jordan, Mudarak, M. Kojokaru, Revenko; Turkan, Sandu, Bogakuik, Losipoi; Platika, Ambros. Tr: Ivan Tabanov.

Laçi: Dajsinani; Cucin, Velkoski, Malota, Ziko, Spahiu, Ujka, Zarubica, Babatunde, Mazrekaj, Guindo. Tr: Shpëtim Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!