Eleminohet Inter, dy herë ‘mat’ nga Bodo/Glimt

Bodo Glimt 26

Interi eliminohet nga Liga e Kampionëve nga skuadra më pak e kuotuar Bodo/Glimt.: Zikaltërit, të ngarkuar me detyrën për të kapërcyer një disavantazh 3-1 në Norvegji, humbën gjithashtu ndeshjen e kthimit 2-1 me norvegjezët të cilët do të luajnë në raundin e 16-tave me Mançester Sitin ose Sportingun.

kryesuseit e Serie A krijuan pak, vetëm disa goditje me kokë nga Espozito, Fratezi dhe Bastoni, por gjërat u përkeqësuan shpejt në pjesën e dytë: në minutën e 58-të, një gabim i dukshëm nga Akanzhi hapi rrugën për miqtë, me Zomer që priti, por nuk mundi të ndalonte sulmin e Hauge. Në minutën e 72-të, vrapimi i Evjen nga pasimi i Hauge e çoi rezultatin në 2-0.

Skuadra e Kivu-së arriti vetëm të ngushtonte diferencën përmes Bastoni-t, me Haikin që bllokoi kur topi kaloi vijën e portës. Megjithatë, gol tjetër nuk pati dhe festa ishte e gjitha për nordikët e verdhë.

Ndërkohë u kualifikuan Atletiko Madrid, lverkusen dhe Njukasëll. katër duelet e tjera play off të Champions League zhvillohen nesër.

Në kllapa ndeshjet e para.

Atletiko Madrid- Bryzh (3-3) 4-1

Inter- Bodo/ Glimt (1-3) 1-2

Leverkusen- Olimpiakos (2-0) 0-0

Njukasëll- Karabak (6-1) 3-2/Sportiim.al/

?>