Bratu zyrtarizohet te Partizani, nis menjëherë nga puna
Njoftimi i Partizanit:
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027.
Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar. Bratu ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues.
Ndërkaq pas zyrtarizimit në drejtimin e Partizanit, trajneri Florin Daniel Bratu është prezantuar sot me skuadrën në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
I shoqëruar nga Drejtori Sportiv Agim Ibrahimi, tekniku rumun u takua për herë të parë me futbollistët.
Sot ekipi nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin futbollistik 2026–2027, me synimin për të qenë gati për startin e kampionatit të “Abissnet Superiore”/Sportiim.al/
