Anglia triumfon në ‘Azteka’ ndaj Meksikës, Belingam e Kejn i bëjnë të gjitha
U shty për kushtet klimaterike me një orë por më pas me startin e ndeshjes Anglia u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Rezultoi një fitore 3-2 ndaj Meksikës në një përballje emocionuese në stadiumin historik Azteca. Tre Luanët eliminuan kështu vendasit dhe siguruan një vend në raundin tjetër kundër Norvegjisë e cila eleminoi Brazilin 2-1.
Ndeshja, e cila filloi me supermacinë angleze u konkretizua me dy golat e Belingam, të shënuar në minutat e 36-të dhe 38-të të pjesës së parë. Megjithatë Meksika u përgjigj para fundit të pjesës së parë, duke shënuar në minutën e 42-të falë golit të Julián Kuinjones.
Pjesa e dytë fillimisht pa një gjuajtje të habitshme me këmbën e majtë nga O’Reilly i Anglisë që goditi shtyllën. Pak më pas, skuadra e Tomas Tuhel mbeti me dhjetë lojtarë pasi Kuansah u përjashtua për një ndërhyrje të keqe ndaj Zhezus Galardo-s, i penalizuar nga gjyqtari i ndeshjes Fagani pas një rishikimi në fushë.
Pavarësisht se ishte në disavantazh, Anglia shënoi golin e tretë në minutën e 60-të falë një penalltie të dhënë nga Gordon dhe të shndërruar në gol nga Herri Kejn, i cili tani ka 14 gola në Kupën e Botës. Disa minuta më vonë, vetë kapiteni shkaktoi një faull ndaj Gutierrez në zonën e tij të penalltisë, duke akorduar penalltinë për ta bërë rezultatin 3-2, e cila u shndërrua në gol nga Raúl Himenez.
Kështu Anglia arrin në turin çerekfinal aty ku e pret skuadra vikinge e Erling Haland./Sportiim.al/
