Kurti hero në Korçë, Laçi kampion për herë të tretë
Kategoria e Parë, java e 33-të:
Skënderbeu- Laçi 0-1 (Kurti 90+6′)
Një finale për titullin kampion, luajtur ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit në Korçë figuroi një sfidë mjaft dramatike. Bardhezinjtë e Naxhi Shensoj e nisën mjaft mirë takimin ndërsa në minutën e 24′ Traore goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë kurbinasit e rritën presionin derisa në minutën e 90+6′ kapiteni Arlind Kurti pas një topi ardhur nga e majta goditi me kokë për të marrë fitoren e bashkë me tri pikët edhe titullin kampion 2025/2026.
Nga ana e tij Skënderbeu luajti për dy rezultate. Gjërat u përkeqësuan për vendasit në minutën e 78′ kur ekipi i Gjokës mbeti me një futbollist më pak. Trofeu i titullit kampion në Kategori të Parë u dorëzua nga presidenti i FSHF-së Armand Duka./Sportiim.al/
