Rekord me çmimet e biletave të Botërorit, FIFA ndeshet me kritika të ashpra

infantino 26

Do të nisë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026. Botërori 2026 programuar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me risinë absolute teksa pjesëmarrës për herë të parë do të jenë me 48 skuadra të shoqëruara me 104 ndeshje në 16 qytete pritëse.

Sidoqoftë së fundi po flitet për rritje të madhe të çmimit të biletave duke e kthyer në temë të nxehtë pët ata që kërkojnë të jenë prezent në tribuna të caktuara.

Në ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait, që do të luhet më 12 qershor në Inglewood, është futur për herë të parë kategoria “Front Row 1”, me çmim që arrin deri në 4,105 dollarë për një ulëse. Më parë, çmimi më i lartë për kategorinë standarde të parë nuk kishte kaluar 2,735 dollarë.

Pa njoftim zyrtar, është shfaqur edhe një nivel tjetër i quajtur “Front Row 2”, me çmime që variojnë nga 1,940 deri në 2,330 dollarë për të njëjtën ndeshje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Sipas dokumenteve të FIFA-s për kategoritë e biletave, “Category 1” përfaqëson vendet më të shtrenjta në tribunat e poshtme, ndërsa “Category 2” përfshin vendet në pjesën e poshtme dhe të sipërme të stadiumit, jashtë zonës premium.

Shtimi i kategorive “front row” tregon se FIFA ka ndarë edhe më shumë vende premium jashtë strukturës fillestare të çmimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e re të shitjes së biletave.

?>