Tirana dy humbje radhazi, sërish ngelëse ndaj Teutës
Abissnet Superiore java e 25:
Tirana- Teuta 0-1 (Maçolli pen 87′)
Pritej reagim pas derbit të humbur me Partizanin (0-2) javën e kaluar por dhe sot Tirana e Nuhiut del pa pikë nga sfida shtëpiake me Teutën. Me disa mungesa në start si Xhixha, Emanuel, Fredi Alvarez, Ndong e Kortes të besuarit e Nuhiut u përpoqën të merrnin kontrollin e lojës por pas minutave të para, Teuta nis të hedhë vështrimin përpara. Sidoqoftë rastin më të mirë e pati Tabeku për bardheblutë teksa në të 28′ u shfaq i vetëm me portierin Selmani duke goditur jashtë.
Në start të së dytës durrsakët e nisën me mjaft vrull takimin teksa në dy raste brenda 5 munutave goditën traversë e shtyllë pingule dhe humbën një sart fatal me Arifin.
Lëvizjet e Nuhiut duke hedhur në fushë Xhixhen Ernest dhe në fund Fredi Alvarez e Falaje nuk e shpëtuan skuadrën nga humbja pasi në të 87′ VAR i konfirmoi Teutës një penallti të cilën Maçolli e realizoi me saktësi.
Pas pak radha e duelit të fundit të javës mes Flamurtarit dhe Partizanit (16:30)
Ndërkohë u zhvilluan dhe tre takime të javës së 23-të në Kategori të Parë. Iliria- Besa 1-0, Kastrioti- Apolonia 1-0 dhe Burreli- Korabi 0-0./Sportiim.al/
