Kategoria e Parë me tre duele të balancuara, luhet zona ‘Play Off’
Java e 23-të në Kategori të Parë luan sot tre neshjet e saj të fundit. Në Fushë Krujë, Iliria pret Besën e Kavajës në duelin mes tyre që vlen zonën Play Off (ngjitje). Ndeshja e qarkut Dibër ndërmjet Burrelit dhe Korabit parashikuar të zhvillohet në “Liri Ballabani” premton emocione por dhe rezultat të paparashikuar.
Vendasit duan konsolidimin e zonës play off ndërsa dibranët për të larguar panikun e rrëzimit. Duel mjaft inteersat pritet të luhet në stadiumin e Vorës ndërmjet Kastriotit pritës dhe Apolonisë së Fierit. Dy skaudra plot traditë edhe në Superiore kanë treguar shpesh gjatë këtij kampionati se janë të paparashikueshëm.
Java e 23-të
Ora 13:30
Iliria- Brsa
Burreli- Korabi
Kastrioti-Apolonia (në Vorë).
