Manaj përfshihet në aksident, klubi ende pa deklaratë
Sot u raportua se sulmuesi kuqezi Rei Manaj teksa kthehej në shtëpi në rrugët e Sivas ka pësuar një aksident me makinë. Nuk raportohet ndonjë problem shëndetësor për lojtarin që u rikthye te Sivaspor vetëm pak javë më parë.
Sidoqoftë pritet që klubi të dalë me një deklaratë për të sqaruar opinionin publik. Me gjasë priten ekzaminimet e rastit përpara se të shpjegohen rrethanat e aksidentit por dhe parametrat shëndetësor të lushnjarit 28 vjeçar.
