Rikthehet Fredi Alvarez, te Tirana gati dhe Xhixha
Lajme të mira te kampi bardheblu para se skuadra të luajë të dielën për javën e 25 Abissnet Superiore ndaj Teutës.
Mesohet se është rikthyer mesfushori kostarikan Fredi Alvarez i cili javë më parë humbi vajzën e tij. Po ashtu i gatshëm do të jetë edhe sulmuesi kryesor Redon Xhixha.
Për Tiranën tani të gjithë duken në dispozicion të Nuhiut. E diela verifikon gjithëçka.
