Inter dështon në Norvegji, Atletiko kapet në fund nga Bryzh, ecën Leverkusen
Bodo/ Glimt godet sërish në shenjë duke surprizuar në ndeshjen e vajtjes së Play Off të Champions League. Përballë pati kryesuesit e Serie A Interin të cilin e mposhti 3-1.
Në fakt, starti ishte premtues, por në minutën e 20-të skandinavët kaluan në epërsi me golin e Fet pas një asisti me thembër nga prapa nga Hog. Zikaltërit barazuan, pasi Darmian goditi shtyllën, me gjuajtjen e Pio Espositos në zonë që erdhi në minutën e 30-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Lautaro (i cili më vonë u dëmtua) goditi përsëri traversën me portën pothuajse të zbrazët. Për t’i lënë vendit marshimit të vendasëve me golat e minutave të 61-të dhe 64-ët. Hauge me një gjuajtje të fuqishme me të majtën nën traversë, e bëri rezultatin 2-1. Tre minuta më vonë, sërish verdhezinjtë me Hog, shënoi thjesht në portën e zbrazët.
Kështu në ndeshjen e kthimit në San Siro më 24 shkurt Interit i duhet të fitojë me tre gola diferencë për të kaluar në raundin e 16-tave, ose së paku ta dërgojë në shtesë me dy gola avantazh.
Ndërkohë më herët Njukasëll shpartalloi 1-6 Karabak ndërsa në mbrëmje Atletiko barazoi 3-3 me Bryzh dhe Leverkusen fitoi 0-2 ndaj Olimpiakos./Sportiim.al/
