U21/ Loja e ‘shtyllave’ në 45′, Shqipëria fiton me një autogol

Kualifikuese Euro 2025: U21 Shqipëri- U21 Armeni 1-0

Në duelin e fundit kualifikues të ‘Euro 2025’, Shqipëria luajti me Armeninë U21 me të cilin hapi këtë fushtë duke fituar shtatorin e vitit 2023 me shifrat 1-2.

E konceptuar si një ndeshje festive teksa hyrja në ‘Air Albania’ ishte falas, të besuarit e Alban Bushit dominuan deri në minutën e 40′ duke krijuar raste e goditur dy herë traversën. Në shtesë të fraksionit të parë edhe armenët i’u afruan ndjeshëm golit teksa traversa sërish nuk lejon gol.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin që në fillim kërkues teksa në të 57′-ën miqtë me Aventisian shënojnë në portën e tyre për 1-0 final. Për t’u theksuar se Shqipëria në këtë takim humbi një mori rastesh të pastra shënimi. Mbyll aventurën në vend të katërt.

Formacionet startuese:

Shqipëri U21: S. Simoni, Smajli, Gjini, A.Bajrami, Preka, Fikaj, Civeja, Frroku, Rexhepi, Kristian Shpendi, Ermir Rashica.

Tr: A. Bushi

Armeni U21: Matinjan, Aventisian, Avetisjan, Bandiklan, Manukjan, D. Hakobjan, M. Hakobjan, K. Hovhanisjan, Pilojan, N. Hovhanisjan, Elojan.

Tr: Gyulbudaghyants

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!