Shqipëria në Pragë, Nations League sot me 8 takime

Shqipëria në Pragë për ndeshjen kryesore të kualifikuesëve të Ligës B1. Ndoshta ndeshja vendimtare për fatet e grupit.

‘Në Epet Arena’, Republika Çeke- Shqipëri me start orën 20:45 e gjitha për t’u ndjekur pasi në rast dështimi kuqezinjtë me shumë mundësi do t’i thonë lamtumirë vendit të parë të njësuar me kalimin automatik edicionin e ardhëshëm në Ligën A.

E kundërta ngjet nëse ekipi i Silvinjos arrin të triumfojë. Në këtë rast dueli për vendin e parë me gjasë do të reduktohet te Gjeorgji- Shqipëri. Aq më tepër që kjo përballje vjen pas tri ditëve në Tbilis të Gjeorgjisë.

Ndërkaq, përjashto ndeshjen Estoni Azerbajxhan e cila luhet në 18:00 të gjitha të tjerat nisin në 20:45.

Ndërkohë sot vijon raundi i tretë i Ligës së Kombëve kudo në Europë.

Në fushë për këtë raund:

Liga A3:

Bosnje&Hercegovinë- Gjermani

Hungari- Hoalndë

Liga B1:

Çeki- Shqipëri

Ukrainë-Gjeorgji

Liga B4

Islandë- Uells

Turqi- Mal i Zi

Liga C1:

Estoni- Azerbajxhan 18:00

Sllovaki-Suedi/ Sportiim.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!