Tre trajnerë të rinj, inferiorët në Kosovë me Sokolin, Devollin dhe Statovcin

Drenica ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli. Ai mori vendin e Megzon Visoka i shkarkuar dje.

“Sokoli gjatë ditës është prezantuar si kryetrajner i skuadrës në ambientet e klubit. ‘Profa’ ka qenë pjesë e shumë skuadrave shqiptare dhe kosovare, kurse tashmë do të jetë pjesë e klubit tonë për kampionatin 2024/25. Vazhdojmë”, ka shkruar Drenica në Facebook. 

Ndërkohë edhe Liria e prizrenit ka njoftuar emërimine teknikut Bledar Devolli në krye të skuadrës:

Njoftimi:

FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj.

Sakaq, në këtë ditë prezantimesh edhe ish trajneri i Flamurtarit të Prishtinës Faruk Statovci u bashkua me Rilindja 1974.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!