Klop rikthehet në punë, Red Bull e punëson…
Ish trajneri i Liverpul Jurgen Klop rishfaqet në botën e futbollit.
Gjermani do të marrë rolin e “Kreu Global i Futbollit” në Red Bull nga 1 janari 2025, me një kontratë afatgjatë tashmë të nënshkruar.
Jurgen Klop do të këshillojë të gjitha ekipet e Red Bull (Lajpcig, Salzburg, Nju Jork, etj.) për çështjet e stërvitjes, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e talenteve/trajnerëve dhe më shumë.
Ai gjithashtu ka një klauzolë ekstra që do ta lejojë atë të bëhet trajner i Kombëtares së Gjermanisë në të ardhmen.