Francezi Bastien gjykon Çeki- Shqipëri
Republika Çeke- Shqipëri në program të premten me 11 tetor (20:45) për Ligën e Kombeve (Liga B1) ka marrë vemendje të shtuar dhe nga institucioni i futbollit në Europë.
UEFA ka caktuar një trupë arbitrash francezë me emra të cilët janë shpesh edhe në arenën ndërkombëtare në nivele të larta. Kryesor do të jetë 41-vjeçari Benua Bastien, i cili kurrë më parë nuk ka drejtuar Shqipërinë në nivel përqfaqësimi zyrtar.
Asistentë ai do të ketë Hiçam Zakrani dhe Aurelien Bertomieu, ndërsa i katërt është caktuar Tomas Leonard.