Brajton përmbys ‘Spurs’, Ten Hag: Kemi plane afatgjatë

Kjo nuk duket mirë për Erik ten Hag. Barazimi pa gola i gjetur sot ndaj Aston Vila e dënon Mançester Junajtid në vendin e 14-të në Premier League me vetëm 8 pikë në 7 ndeshje, shifra tmerruese që do të konsiderohen nga pronarët Glazer-INEOS kur bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit holandez.

Vetë holandezi u duk shumë i qetë mikrofonave të Daily Mail.

Deklarata. “Klubi? Ne flasim gjatë gjithë kohës, çdo javë. Jemi të gjithë në bord, së bashku, në të njëjtën situatë. Po punojmë për një projekt afatgjatë. Kemi treguar në dy ndeshje shumë të vështira jashtë fushe se ky është një ekip. Ju mund ta shihni shpirtin”, ka theksuar Ten Hag pas dy barazimeve të arritura në shtëpi ndaj Portos në Europa League dhe ndaj Aston Vilës sot në kampionat.

Ndërkohë përmbysje e çmendur e Brajton ndaj Totenhem nga 0-2 në 3-2. Ndalet Çelsi nga Notingham Forest.

Ndeshjet e javës së 7-të të Premier League

Sot:

Aston Vila – Man. Junajtid 0-0
Çelsi – Notinghem Forest 1-1
Brajton – Totenhem 3-2


E shtunë 5 tetor
Krystal Palace 0-1 Liverpul 0-1
Arsenal – Southampton 3-1
Brentford 5-3 Volverhempton
Leiçester – Bournemouth 1-0
Siti – Fulhem 3-2
Uest Hem –Ipsuç 4-1
Everton – Njukasëll 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!