Banjaia Çmimi i Madh i Japonisë, Martin 10 pikë larg
Francesko Banjaia fiton Çmimin e Madh të Japonisë në Moto GP. Numri një i Ducati-t merr epërsinë dhe dominon raundin e gjashtëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror përpara Horge Martin.Spanjolli tjetër Mark Markez ngjitet në podium si i tretë.
Me fitoren e tij të tetë të sezonit, italiani ‘Peko’ Banjaia pasi fitoi edhe garën Sprint të shtunën, përgjysmoi diferencën e tij në klasifikimin e përgjithshëm në dy ditë. Nga njëzet e një në dhjetë pikë.
Ndërkaq vendi i katër për bastianini e me radhë Morbideli, Binder, Bexeki. Me katër gara nga fundi i botërorit 2024 kryeson Horge Martin me 392 pikë Banjaia 382, Bastianini 313 dhe Mark Markez me 311 pikë.