Radha e Partizanit, Egnatia provë force në Korçë

Kategoria Superiore (Abissnet) luan sot dy takimet e radhës për javën e 8-të saj. Në 19:00 në Kompleksin ‘Partizani’ vendasit e teknikut Velesinoviç përballë Bylis që së fundi ka trajner Nevil Deden. Të kuqtë pozicionohen në vend të 3-të me 12 pikë ndërsa mallkasatriotët të parafundit me vetëm 5 pikë.

Ndërkohë paralelisht në stadiumin ‘Skënderbeu”, ekipi korçar me të njëjtin emër, takohet me Egnatian. Ecuria e rrogozhinasëve javët e fundit jo e mirë ndërsa në 5 takime kanë vetëm një fitore.

Ndërkohë Skënderbeu edhe pse luajti mirë javën e fundit u mund nga Tirana 2-1. Nesër dy takimet e mbetura; Vllaznia- AF Elbasani në Elbasan dhe Teuta- Tirana.

Dje Dinamo kaloi Laçin 2-1. Pas kësaj jave do të ketë afro dy javë pushim për shkak të dy takimëve të Kombëtares A me Çekinë dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombëve./Sportiim.al/

Superiore, java e 8-të:

19:00

Partizani- Bylis

Skënderbeu- Egnatia

Nesër:

19:00

Vllaznia- AF Elbasani (në Elbasan)

Teuta- Tirana

Dinamo-Laçi (e përfunduar) 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!