Inferiorët/ Besa pritëse në Burrel, Flamurtari i raskapitur nga udhëtimi
Kategoria e Parë zhvillon sot 5 takimet e javës së 7-të të saj teksa e fundit një ditë më vonë.
Besa kryesuese do të presë në “Liri Ballabani”, Burrelin, në takimin e vështirë me matjanët që befas e shohin vetën te zona paly off (vendi i 4 me 11 pikë).
Një tjetër sfidë delikate duket ajo që do të zhvillohet në Peshkopi ndërmjet Korabit dhe Flamurtarit të vendit të dytë. Vlonjatët, parë kushtet e rënduara atmosferike kanë udhëtuar mes problemëve drejt qytetit të Peshkopisë.
Me inters dueli i Pogradecit aty ku vendasit e teknikut Samuel Nikaj përballen me Kukësin e Emiljano Çelës.
Derbi rajonal Kastrioti-Vora i takon ditës së diel ndërsa kjo ndeshje si gjithnjë me krutanët pritës luhet në Fushë Krujë. Të gjitha takimet e javës së 7-të nisin në orën 14:00.
Kategoria e Parë, java e 7-të:
Sot ora 14:00
Besa- Burreli (në Burrel)
Valbona- Apolonia
Korabi- Flamurtari
Lushnja- Erzeni
Pogradeci- Kukësi
Të dielën:
Kastrioti- Vora/Sportiim.al/