Dinamo mundësi për kreun, Laçi me Pasiatore në timon

E veçanta e javës së 8-të Abissnet Superiore lidhet me orarin. Të 5 takimet nisin në orën 19:00. Vllaznia pritëse në Elbasan.

Java e tetë Abissnet Superiore do të hapet nesër me Dinamo Siti-Laçi në program për t’u zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ me fillim orën 19:00.

Te blutë situata mbetet optimiste pasi që pas afrimit në stol të trajnerit Ilir Daja, dinamovitët kanë progresuar për mirë. Nesër Dinamo do të ketë mungesën e sigurtë të Rustem Hoxhës (dëmtuar me Vllazninë) ndërsa në pikëpyetje mbetet mesfushori Bruno Dita.

Te bardhezinjtë lista e të ftuarëve nga trajneri provizor, italiani 53 vjeçar Françesko Pasiatore është e gjatë por në grup si gjithnjë do të mungojnë për shkak dëmtimi Paulo Zhunior si dhe Olsi Myrta.

Ndërkohë kjo javë ka në program edhe duelet e ditës së shtunë dhe ato të së dielës.

Kështu Partizani- Bylis 19:00 dhe Skënderbeu-Egnatia po në 19:00 do të jenë të shtunën ndërsa të dielën dy ndeshjet e mbetura Teuta-Tirana dhe Vllaznia- AF Elbasani e cila përkundër kalendarit me kuqeblutë pritës, do të zhvillohet në Elbasan. Shkaku është mbjellja e impiantit ‘Loro Boriçi’. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!