Largimi/ Cungu, ndeshja e pakthyeshmërisë…

Deklaroi javën e kaluar se kishte dy javë që kishte kërkuar largimin. Më pas Cungu shtoi pas humbjes në Korçë se do ti kërkojë presidentit Laska për t’u larguar. Nuk ngjau pasi kreu i klubit bardhezi e bindi se bashkëpunimi nuk mund të ndërpritej në këtë fazë të kampionatit.

Sot sërish skuadra kurbinase u mund nga një rival direkt si Teuta me shifrat 0-1. Trajneri shkodran i përdori të gjitha kartat për të evituar dështimin e radhës por në fund sërish Laçi la pikët pikërisht në fortesën e tij.

Situata e agravuar me Armando Cungun që ka marrë udhën e pakthyeshmërisë. Mbetet për t’u parë nëse edhe këtë radhë Laska do të tentojë ta mbajë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!