Laçi-Teuta pa tifozë, Dinamo-Vllaznia, strehëza në Elbasan

Pas Egnatia- Partizani 0-2 luajtur dje në Rrogozhinë, sot java e 7-të Abissnet Superiore ecën me dy takime të tjera. Duke nisur nga ora 16:00 në Laç takohen vendasit me Teutën në një duel i gjithi interesant. Bardhezinjtë e Cungut janë ende në kërkim të fitores së parë teksa ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Në fushë do të mungojë Kleandro Lleshi (dëmtim) ndërsa pjesa tjetër për Laçin në dispozicion.

Durrsakët me lojëra të luhatëshme në këtë fazë të parë, mbetën kockë e fortë. Martini e ka grupin e plotë dhe ky fakt mund ta ndihmojë shkodranin të tentojë me të tijtë tri pikë. Teuta vjen pas dy barazimëve radhazi.

Ndërkaq në orën 19:00 në Elbasan, supersfida Dinamo Siti- Vllaznia. Dy klubet me shumë histori janë në momnete të mira pasi veç shkodranëve tashmë lider në klasifikim edhe Dinamo pas afrimit të Ilir Dajës në timon, po shfaqet mjaft konkuruese.

Për trajnerin e bluve mungon Bruno Dita por dhe Eridon Qardaku ndërsa te kuqeblutë Brdariç, ka mungesat e Delit dhe Grudës ndërsa mund të përdorë për herë të parë në këtë kampionat kroatin Amir Kahrimanoviç i cili duket se ka lënë pas dëmtimin e gjatë.

Java e 7-të:

Laçi- Teuta 16:00

Dinamo- Vllaznia 19:00 (në Elbasan)

Të dielën:

Bylis- AF Elbasani 16:00

Tirana- Skënderbeu 19:00 (Arena Kombëtare)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!