Efekti ‘Daja’ Dinamo mund Vllazninë, Teuta “dëshpëron” Laçin

Abissnet Superiore, Java 7:
Dinamo – Vllaznia 2-1 (Itodo 79′, Bregu 90’+5’/ Sala 28′)
Laçi – Teuta 0-1 (Beqja 40′)

Pas Egnatia – Partizani, java e shtatë e Abissnet Superiore vijoi me dy përballje të tjera. Dinamo përmbys në limite, teksa për Laçin nuk ka qetësi me Teutën që e mposht në shtëpi dhe e gozhdon në fund të klasifikimit.

Në Laç vendosi goli i Beqjas në fraksionin e parë të sfidës me kurbinasit që zhyten në krizë totale jo vetëm rezultatesh, por edhe pankine. Pas humbjes së sotme duket se Cungu është larguar përfundimisht nga drejtimi i kurbinasve pasi edhe në intervistën pas ndeshjes u pa zëvendësi i tij, Ardit Biba. Gjithçka për t’u konfirmuar nga kurbinasit.

Sakaq, në “Elbasan Arena” dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë u vulos në frymën e fundit. Të parët ishin shkodranët që morën avnatazhin me Salën e kur ky i fundit doli me të kuq nga loja u duk sikur ekuilibrat u prishën. Vendasit barazuan me Itodo e më pas me Bregun si hero rrëmbyen 3 pikët në minutën e pestë shtesë.

Vllaznia vijon kryesimin e renditjes, Dinamo ngjitet e katërta dhe Teuta e ndjek pas, ndërsa Laçi nuk i shpëton vendit të fundit. Nesër do të qartësohet panaroma e javës së shtatë me përballjet Bylis – Elbasani e Tirana – Skënderbeu./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!