Sopoti për rekord, 11 futbollistë të afruar

     Nga Haxhi Balliu

Nuk kishte ndodhur në asnjë sezon kur në prag të fillimit të kampionatit në kampin librazhdas të afroheshin plot 11 futbollistë ose e thënë ndryshe, një ekip i tërë.

Një nga masat e para nga ana e Bashkisë ishte rritja e buxhetit për futbollin, në krahasim me vitin e kaluar.

Në bisedë me drejtorin teknik, Fatjon Xhafaj,mëson se afrimet e Sopotit këtë sezon nisin që nga porta ku duket se kjo i është besuar portierit 27 vjeçar, Argjend Hasfatia, i cili më parë ka luajtur me Devollin e Shkumbinin.

Për repartin e mbrojtjes duket se goditja më e madhe është për mbrojtësin elbasanas Klajdi Broshka i cili një sezon më parë luante me AF Elbasanin në Kategorinë e Parë. Tani ai bashkohet me Ledio Ukaj,Fabion Tartari,të cilët kanë rinovuar edhe këtë sezon me Sopotin. Këtij reparti i shtohet edhe mbrojtësi i djathtë, Mikel Ferhati.

Pas mungesës në sezonin e kaluar janë rikthyer tek Sopoti Florind Taku, Kevin Myslimi e sulmuesi Denis Mici, i aktivizuar tek Shkumbini sezonin e kaluar.

Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se për herë të parë në këtë ekip afrohen 5 lojtarë të huaj,nga të cilët dy prej tyre kanë qenë pjesë e superiores sikurse është 19 vjecari Aminu Ahmed i ardhur nga Laçi si dhe Isyaku Ysuf Nayara i cili vjen nga ekipi i Kukësit.

Këtyre iu bashkohen edhe dy lojtarët nga Nigeri; Faysal Abdolay Seyni dhe Abdoul Rashid,të cilët provuan të aktivizohen tek Sopoti edhe sezonin e kaluar por që u largun në vendlindjet e tyre për arsye familjare.

Ndërkohë afrime të tjera janë ato të sulmuesit brazilian Felipe si dhe 18-vjeçarit Rei Xhepa i ardhur nga Akademia “Dinamo”, Gabriele, Boci e Devole.

Me këto afrime lojtarësh ,duke i shtuar edhe praninë e lojtarëve vendas si Tanushi, Seferi, Goci, Rreshka ,-thotë administrator Xhafaj, Sopoti do të synojë seriozisht Kategorinë e Parë.

Miqësoreve të suksesshme si dy barazimet me Turbinën e Maliqin,fitoret 1-2 me Shkumbinin dhe 3-1 me Gramshin duket se premtojnë për një sezon të mbarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!