Rikthehen kampionatet, La Liga, Serie A dhe… në fushë

E ndërsa për tri ditë me radhë vëmendjen europiane e morën ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampionëve, sot rikthehet të luhet me ‘intensitet’ në kampionatet elitare të kontinentit të vjetër.

Kështu La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 kanë disa takime. Në Spanjë teksa dje u zhvillua Leganes- Atletik Bilbao 0-2, në program për javën e 7-të Alaves- Sevilja (21:00).

Serie A ka në kalendar (java e 5) dy ndeshje. Në 18:30, Kaljari- Empoli dhe në 20:45 Verona- Torino.

Augsburg- Mainz (20:30) sfida e vetme e javës së 4 në Bundesligë. Java e 5-të e kampionatit francez ofron takimin Nicë- Sent Etien me start orën 20:45. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!