Reali në shënjestër, shkak zhurma e Bernabeut

Ka nisur një sulm i ri mbi Real Madridin në Spanjë për shkak të stadiumit të rikonstruktuar multifunksional ‘Santiago Bernabeu’. Prej muajsh stadiumi Blancos ka qenë në qendër të polemikave për “shqetësimin e paqes publike” të shkaktuar nga zhurmat e forta gjatë ndeshjeve dhe koncerteve të organizuara në strukturën historike që ndodhet në qendër të Madridit.

“Lufta në Bernabeu” është ndezur aq shumë sa në debat ka ndërhyrë edhe një gjyqtar emeritus i Gjykatës së Lartë spanjolle sipas të cilit “Real Madrid po turbullon me paratë publike falë përdorimit të Bernabeu”.

Sipas ish-magjistratit, klubi “mund të shkelë rregullat e Fair Play-t Financiar, duke rrezikuar të ketë probleme me UEFA-n” . madje në Madrid shkojnë më tej kur thonë; “zhurma nga Bernabéu është një krim kundër mjedisit” dhe se “është e pashmangshme për të izoluar britmat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!