Roma shkarkon De Rosin

Roma në mënyrë surprizë ka shkarkuar trajnerin Daniele De Rosi. Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit në mëngjesin e së mërkurës.

“AS Roma njofton se Daniele De Rossi është liruar nga detyra si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interesin më të mirë të skuadrës, për t’u rikthyer sa më shpejt në rrugën e dëshiruar në një kohë kur sezoni është ende në fillimet e tij”, thuhet në njoftimin e Romës,

Në fakt De Rosi është trajneri i parë i shkarkuar në Serie A 2024/25. Pas katër javëve me Romën që arrin një humbje dhe tre barazme duke e pozicionuar aktualsiht në vend të 16-të. Kishte kontratë deri në vitin 2027-të./Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!