Vajekano përmbys Osasunën, Lacio i’a del me Veronën

Dy sfida sot në Serie A. Fillimisht në 18:30 u zhvillua dueli Parma-Udineze e përfunduar 2-3 ndërsa në mbrëmje Lacio-Verona 2-1. Këto ndeshje ishin në kuadër të javës së 5-të të kampionatit italian.

Një takim të vetëm pati këtë mbrëmje edhe La Liga me përballjen Rajo Vajekano-Osasuna. Në këtë takim baskët kaluan përpara në pjesën e parë me Raul Garsia (25′) ndërsa në të dytën madrilenët e Ivan Balliut (mbrojtësi qëndroi në stol), përmbysi me golat e Mumin 50′,Andrei Ratiu në të 66′ dhe Unai Lopez në 90+5′.

Siç është bërë e ditur me Vajekanon është bashkuar së fundi edhe kolumbiani Hames Rodriguez. Edhe ish lojtari i Real Madrid qëndroi në stol për tu aktivizuar në minutën e 87′./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!