Asllani zgjat me Interin, Dimarko humb Championsin

Në faqen e tij zyrtare, Interi njoftoi rinovimin e Kristjan Asllanit deri më 30 qershor 2028. Zikaltërit e celebruan mesfushorin elbasanas me një deklaratë të gjatë për shtyp, ku përshkruan të gjithë rrugëtimin e tij me Interin.

Megjithatë, gjendja e Federiko Dimarko është shqetësuese dhe ai mund të humbasë ndeshjen e Champions League kundër Mançester Sitit. Në orët në vijim priten lajme për të kuptuar kohët e rikuperimit të anësorit kampion me Interin.

Pas barazimit me Monzën, Inzagi përgatitet për ndeshjen jashtë fushe ndaj skuadrës së Guardiolës me shpresën për të gjetur golat e Lautaro Martinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!