Ronaldo thyen çdo rekord në…rrjete, sulmuesi: Bëmë histori

Ronaldo vijon të “çmendë” jo vetëm në fushë por dhe në ‘jetë’. Ylli portugez arrin të ketë një shifër rekord ndjekësish në rrejte sociale me 1 miliard ndjekës. Postimi i tij shoqëruar me fjalë dëshmon ndjesinë e portugezit 39 vjeçar ende në futbollin aktiv.

Ronaldo në ‘X’:

Bëmë histori: 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër – është një dëshmi e pasionit, vendosmërisë dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhejo vetëm.

Nga rrugët e Madeira e deri te skenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani jemi një miliard njerëz të bashkuar.

Ti ke qenë me mua në çdo hap të rrugës, në të gjitha ngritjet dhe uljet. Ky udhëtim është udhëtimi ynë dhe, së bashku, ne kemi dëshmuar se nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë.

Faleminderit që besuat tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende dhe ne do të vazhdojmë të shtyjmë, të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!