Nuk këndoi himin trajneri i Anglisë në ‘gijotinë’

Fitorja 2-0 kundër Irlandës në debutimin e tyre në Ligën e Kombeve nuk ishte e mjaftueshme. Li Karslei trajneri i përkohshëm i Anglisë, tashmë ka përfunduar në qëndër të furtunës.

Para ndeshjes së djeshme Irlandë- Angli 0-2) trajneri vendosi të mos këndojë himnin e kombëtares së Tre Luanëve siç është deklaruar ditët e fundit. Asnjë “God Save the King” para ndeshjeve, as në ndeshjen debutuese ish-trajneri nën 21 vjeç nuk ka dashur të ndryshojë mendje.

Një zgjedhje që shkaktoi shumë pakënaqësi tek fansat dhe komente kritike nga mediat, madje duke bërë që mbështetësit anglezë të kërkojnë shkarkimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!