Spanja mposht Zvicrën, ‘Ronaldo 901’, Litenshtein gol në të 90+14

Liga e Kombëve luajti sot disa takime në xhiron e dytë në grupet përkatëse. Nëntë ndeshjet e sotme nisin në orën 15:00 vijouan me disa të tjera në 18:00 dhe kulmuan me big-ët në 20:45.

Sfida kryesore e zhvilluar në Gjenevë Zvicër-Spanjë prodhoi gola të shumtë teksa me Xhakën e skualifikuar helvetët nuk i’a dolën të ndalnin iberikët në inferioritet numerik që prej pjesës së parë. (Le Normand kk në të 20′).

Ndërkaq shënon një gol deçiziv Kristiano Ronaldo, të 901 në aspektin personal ndaj Skocisë. Një tjtër yll në ‘perendim’ si Luka Modriç i jep fitoren 1-0 Kroacisë ndaj Polonisë me një supergol nga goditja e dënimit.

Një ndeshje pazakontë u luajt mes Gjibraltarit dhe Litenshtejnit me fundin e ndeshjes që prodhoi dy gola në të 90+7 dhe 90’14’ (2-2 final).

Më poshtë shifrat e ndeshjeve të xhiros së dytë në Nations League.

Kroaci- Poloni 1-0

Portugali-Skoci 2-1

Sllovaki- Azerbajxhan 2-0

Suedi- Estoni 3-0

Gjibraltar- Litenshtejn 2-2

Danimarkë- Serbi 2-0

Zvicër- Spanjë 1-4

Luksemburg- Bjellorusi 0-1

Bullgari- Irlandë e Veriut 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!