Shqipëria mund Ukrainën në Pragë, e para në histori

Nations League Liga B1 nisi më së miri për Shqipërinë. Ndaj Ukrainës në Pragë, formacioni kuqezi edhe pse vuajti për disa minuta presionin e Ukrainës, nisi të shohë përpara ndërsa në pjesën e parë arriti të krijojë 3 raste të pastra shënimi.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Rebrov kaloi përpara pas një gabimi në vendosje dhe një pakujdesi e portierit Strakosha i cili te shtylla e ‘tij’ u mund nga Konoplia (49′) për 1-0.

Më pas Shqipëria nis të zgjohet dhe për të barazuar shifrat duhet inisiativa e Ardian Ismajlit padyshim futbollistit më të mirë në fushë. Në minutën e 54′ nga një rrëmujë në zonë kapiteni i Empolit në Serie A goditi befasisht për 1-1.

Me moralin lart, kuqezinjtë e Silvinjos realizuan edhe të dytin ndërsa për përmbysjen e madhe mendoi Jasir Asani. Në fakt, në minutën e 66′ shkupiani u shërbye nga Manaj (ndeshje e interpertuar mjaft mirë) teksa lëvizja pa top e Laçit, gjeti të lirë Asanin për goditjen e tij të zakonëshme vrastare për 1-2.

Notë maksimale përpos Ismajlit edhe për Enea Mitaj që gjithnjë luan si një futbollsit i nivelit të lartë europian. Pas tre ditëve, Shqipëri- Gjeorgji në Air Albania Stadium. Kaukazët mundën po sot Republikën Çeke 4-1./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!