Kosova pret Rumaninë, Liga e Kombëve nis nga…Prishtina

Kosova nis aventurën në Nations League, në 20:45 përballet me Rumaninë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e trajnerit Franko Foda do të kërkojnë sukesin e parë në Ligën C teksa përballë do të kenë Rumaninë e trajnerit legjendar Luçesku.

Një vit më parë dy skuadrat u takuan në Prishtinë dhe në Bukuresht ndërsa për shkak të racizmit rumun ndeshja e humbur 2-0 (12 shtator) u shoqërua me tension dhe protesta nga pala kosovare.

Për trajnerin Foda dy debutues sot; Rexhbecaj dhe Asllani që e nisin nga minuta e parë.

Formacioni zyrtar i Kosovës:

Kosova: Muriç, Aliti, Paqarada, A. Rrahmani, Valon Berisha, Vojvoda, Rashica, Rexhbecaj, Asllani, Zhegrova, Muriqi. Tr: F. Foda./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!