Ukraina kthen Dovbyk në Romë, dëmtim i mbartur

Ukraina para ndeshjes së parë të Ligës së Kombëve me Shqipërinë, merr lajmin e keq.

Artem Dovbyk (27) do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Republikës Çeke të planifikuara përkatësisht në datat 7 dhe 10 shtator 2024.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Ukrainës. Sulmuesi, siç raportohet në faqen e Federatës, ka mbartur një dëmtim “gjatë kohës që ishte te Roma”.

Ky dëmtim “nuk e lejoi të punonte plotësisht me grupin”. Pas një ekzaminimi të kryer në Pragë, u konstatua se procesi i rikuperimit të lojtarit të Romës është më i gjatë se sa pritej. Vendimi i menjëhershëm për të kthyer Dovbyk në Itali.

Shtatlarti i’u bashkua Romës në verë pas shkëlqimit për dy edicione te Zhirona në La Liga./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!