Spanja pritet si kampione, pas pak ndeshja me…

Pas pak (20:45) Spanja kampione europe në Gjermani 2024, pritet të nisë rrugëtimin e saj në Nations League.

Dalja e parë pas trofeut të fituar në ‘Euro 2024’ përkon me transfertën serbe teksa për llogari të Grupit 4 të Ligës A, iberikët pritet të sillen vertetë si kampionë.

Në fakt Serbia ka njoftuar se shumë futbollistë të saj nuk i janë përgjigjur ftesës së trajnerit Stojkoviç (shih Sportiim.al në numrin e dy ditëve më parë), ndërsa De la Fuente i ka të gjithë ata që ka listuar.

Pak çaste më parë kampionët u pritën me duartrokitje nga të pranishmit në Beograd.

Spanja e nis me:

Raja, Karvajal, Laporte, Le Normand, Kukureja, Fabian Ruiz, Olmo, Zubimendi, Ajoze, Niko Uilliams, Lamin Jamal. Tr. Luis de la Fuente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!