Shqipëria drejt Pragës, ja bilanci kuqezi në tre pjesëmarrje në Nations

Shqipëria ndez motorët për një cikël të ri futbollistik në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja në ‘Euro 2024’, kontrata e rinovuar e Silvinjos ‘i’a lë vendin ndeshjeve të Nations League edicioni i katërt teksa kuqezinjtë janë në Ligën B, Grupi 1.

Përballë tre përfaqësuese me probalitet të njëjtë për të ecur përpara. Ndoshta Ukraina dhe Çekia ndihen më superiorë por në këtë event të ri të Nations League, askush nuk mund të evitojë forcën e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Pavarësisht se Silvinjo në listën e fundit kuqezi, ka bërë sërish “lëmsh” dynjanë…

Ndërkohë Shqipëria mori vetëm 3 pikë në edicionin e parë në Ligën C në grup me Skocinë dhe Izraelin në sezonin 2018/2019. Zuri vendin e parë në 2020/2021 po në Ligën C, Grupi 4 (me Bjellorusinë, Lituaninë, Kazakistanin) dhe u ngjit në Ligën B. Edicionin e kaluar 2022/2023 në grup me Rusinë e përjashtuar, kuqezinjtë mbyllen të fundit me dy pikë teksa u ndeshën (Liga B, Grupi 2) me Islandën e Izraelin.

Sakaq, Kombëtarja sot drej Pragës (Republika Çeke), ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën, që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë e që do të drejtohet nga arbitri portugez Luis Godinjo./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!