Hozelu: Karvajal meriton ‘Topin e Artë’

Hozelu ka ndryshuar klub. Pasi la gjurmë te Real Madridi teksa u afrua nga Espanjol, sulmuesi spanjoll u transferua këtë verë te Al Gharafa në Katar.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Spanjës Luis de la Fuente e ka thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve:

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu dhe i lumtur për besimin që trajneri ka treguar tek unë që kur erdhi. Nuk mund të ndihesha më mirë. Kombëtarja është një familje dhe ne duam të vazhdojmë të fitojmë. Është shumë bukur të jesh pjesë e një projekti si ky”.

A prisni të luani në Serbi duke pasur parasysh mungesën e Moratas?
“Unë jam këtu për të ndihmuar, trajneri mund të më pyesë për çdo gjë. Unë jam i përgatitur nëse skuadra ka nevojë për mua, natyrisht.”

Pas këtij sezoni, lojtarët e Real Madridit do të mund ta fitojnë Topin e Artë?
“Për mendimin tim janë katër kandidatë: Karvajal, Belingam, Vinicius dhe Mbape. Do t’ia jepja Karvajal, pa hezitim. Ai fitoi të gjithë titujt sezonin e kaluar dhe e filloi këtë sezon duke fituar Superkupën e Evropës.

Ai gjithashtu fitoi Europianin Championsin një kompeticion në të cilin ai shënoi si edhe në finale, mendoj se duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe mbrojtësve.” ndër të tjera Hozelu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!