Trosard kërkohet nga Al Itihad, Arsenal ende pa përgjigje

Klubi saudit Al Itihad në gjirin e të cilit ka futbollistë si Benzema, N’golo Kante, Fabinjo etj, sipas ekspertit Fabricio Romano, ka paraqitur një propozim prej rreth 35 milionë euro për Leandro Trosard.

Vendimi tani i takon Arsenalit, pasi ai ka qenë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për Mikel Artetën.

Propozimi zyrtar vjen para afatit përfundimtar të Ligës Pro Saudite, pasi Al Itihad ndërsa së fundi drejtohet nga trajneri francez Laurent Blank, vazhdon të kërkojë një anësor të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!