Veselinoviç moduli fitues i Partizanit, Vllaznia bie në Korçë, Laçi ngec…

U luajtën sot tri takime të javës së tretë Abissnet Superiore. Nisi Laçi- Bylis në orën 17:00 me shifrat që u ndalen te ai i fillimit, 0-0.

Në mbrëmje ishte radha e Teuta- Partizani dhe Skënderbeu- Vllaznia. Në Durrës, Partizani me trajnerin e ri Veselinoviç u shfaq mjaft kërkues ndaj një teute e cila përballoi të kuqtë vetëm në 25 minutat e para. Në të dytën partizani shënoi dy herë me Rrapajn (59′) dhe Mba (89′) duke marrë tri pikë të vyera.

Ndërkohë mjaft dramatike sfida në Korçë. vendasit u përballen me Vllazninë e cila që në pjesën e parë u detyrua të luajë me një lojtar më pak pasi Dodaj u dëbua me ë kuqe. Në fund të ndeshjes kur kronometri tregonte 84′, Bismark shnon golin e fitores.

Dy ndeshjet e tjera të javës luhen nesër në orën 20:00. Në program Dinamo- AF Elbasani dhe Tirana- Egnatia (në Durrës).

Sot: java e tretë Superiore

Laçi- Bylis 0-0

Teuta- Partizani 0-2

Skënderbeu- Vllaznia 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!