Premier, La Liga, Serie A…Europa luan ndeshje deçizive

Ndeshje të shumta sot dhe nesër në kontinent përpara se skuadrat të lënë të lirë futbollistët e tyre në angazhimet me kombëtaret për Nations League.

Uest Hem- Mançester Siti në Premier League, Bilbao- Atletiko Madrid në La Liga, Leverkusen- Lajpcig në Bundesligë, Lacio- Milan në Serie A, Tuluzë- Marsejë në Ligue 1, Sporting- Porto në Primeira Liga janë disa nga ndeshjet kryesore që zhvillohen sot në kampionatet më të forta në Europë.

Natyrisht Premier League, La Liga, Serie A dhe Bundesliga kanë kalendar të pasur sot që gjithësesi do mund të pasurohen me të tjera sfida gjatë ditës së nesërme teksa në fushë do të zbresin respektivisht;

Mançester Junajtid- Liverpul, Real- Betis, Bajern- Frajburg e Juventus- Roma./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!