Broja te Everton me kushte…speciale

Eksperti i merkatos Fabricio Romano lëshoi dje lajmin në ‘X’ se Armando Broja i është bashkuar Evertonit ndërsa pak minuta më parë shton se situata me sulmuesin kuqezi ka disa ‘kleçka’.

Sipas tij marrëveshja e Armando Brojës me Everton nuk përfshin asnjë detyrim për ta blerë.

Nuk ka tarifë huazimi dhe vetëm Çelsi do të paguajë Brojën derisa sulmuesi të jetë gati për të luajtur. Vetëm në atë moment Everton do të fillojë të paguajë pagën e shqiptarit, shkruan eksperti.

Më herët vetë klubi i Everton shkroi:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Armando Broja i është bashkuar klubit në formë huazimi një sezon, me një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme verën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!