Barça 7 gola, bie Leverkusen, Milan vetëm një pikë me Lacion

Ndeshjet në kampionatet kryesore në Europë kanë si risi absolute humbjen e parë të Leverkusenit pas 35 ndeshjeve radhazi në kampionat. Kampionët e Bundesligës u mundën 2-3 nga Lajpcig për llogari të javës së dytë.

Ndalet Arsenal 1-1 me Brajton në Premier League e cila ofron dhe dështimin e tretë radhazi të Everton në këtë edicion. Sikundër dhe sukesin e tretë të Sitit. Këtë radhë ndaj Uest Hem në Londër 1-3.

Në Serie A spikat barazimi 2-2 Lacio Milan, fitorja 1-0 e Leçes me Kaljarin dhe suksesi i Napolit me Parmën 2-1 ndërsa Lukaku shënon në debutim në të 92′.

La Liga mban në llogari të saj fitoren e thellë 7-0 të Barcelonës sot ndaj Vajadolid me Rafinjën që shënoi tripletë. Fiton Atletiko Madrid në Bilbao me vendasit 0-1. Lajm përbën dhe fitorja e Espanjol 2-1 përballë Vajekanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!