Bajrami te Gllazgou, trajneri: Ka eksperiencë, e mirpres

Mesfushori: “Jam i lumtur që i bashkohem një klubi të përmasave si Rejnxhers. Klub i njohur në mbarë botën.

Nuk është më një alibi. Mesfushori kuqezi Nedim Bajrami (25) zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i gjigandëve të Gllazgou Rejnxhers në Skoci. Pas deklarimit ë drejtorit sportiv të Sasuolos Xhovani Karnevali, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i klubit skocez.

Trajneri i Gllazgout ‘blu’ Filip Klement shtoi: “Jam i lumtur të mirëpres Nedimin në klub. Ai është dikush që e kemi parë për disa kohë dhe jemi të kënaqur ta afrojmë në skuadrën tonë. Shumë nga tifozët tanë kanë ndjekur ndeshjet në Kampionati Evropian. Nedimi ka moshë të mirë, por gjithashtu ka përvojë të luajë në ndeshje të rëndësishme.Ne jemi të lumtur që ai ka vendosur që Rangers është klubi i duhur për të në këtë pikë të karrierës së tij”.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Bajramit:

“Jam i lumtur që i bashkohem një klubi të përmasave si Rangers. Është një klub i njohur në mbarë botën, i cili ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur në një finale evropiane në vitet e fundit. Menaxheri dhe unë besojmë se Rangers është lëvizja e duhur për mua në këtë pikë të karrierës sime. Mezi pres të takoj të gjithë shokët e mi të ri dhe tifozët në të ardhmen e afërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!